Pikantet e Skënderbeu-Laçi/ Ramos ndëshkohet për gafën, Igli Tare mërzitet në tribunë
-Gafa në ndeshjen kundër Dinamos i ka kushtuar shumë shtrenjtë mbrojtësit brazilian të Skënderbeut, Lukas Ramos. Gabimi i tij gjatë një rivënie anësore në takimin e mëparshëm të korçarëve në kampionat, solli golin e Mandelës në fundin e takimit dhe i dha suksesin 2-1 bluve. Një gafë e rëndë për mbrojtësin me eksperiencë në kampionatin tonë, që nuk ka kaluar pa pasoja për të. Ai jo vetëm është nxjerrë nga formacioni nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, por edhe është dërguar në tribunë për të ndjekur takimin e sotëm ndaj Laçit si spektator.
-Igli Tare ka qenë personazhi VIP në tribunën e stadiumit Skënderbeu. Tare gjatë gjithë kohës ka ndjekur takimin me shpresën se do të ketë minuta edhe për Etienin, djalin e tij, por ka mbetur i zhgënjyer që ai nuk është aktivizuar as në këtë takim.
-Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo i janë bashkuar presidentit Takaj në tribunën qendrore të stadiumit në ndeshje e sipër.
-Gvozdenoviç ka kërkuar gjatë gjithë pjesës së parë qetësi nga të tijtë për të mos u përfshirë nga presioni i minutave dhe mungesës së rezultateve.
-Cungu nuk ka qenë aspak i kënaqur me të tijtë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Trajneri shkodran e ka shprehur hapur edhe më zëvendësimet e bëra në fillim të pjesës së dytë dhe te gabimi i Opeh që e ka larguar menjëherë nga fusha. Qëndrimin e tij jo pëlqyer e ka thënë edhe në konferencë pas ndeshjes ku ka deklaruar dorëheqjen.
-Kritika për gjykimin veç lojës së lojtarëve të vet ka pasur trajneri i Skënderbeut gjatë ndeshjes. Kjo i ka kushtuar edhe një karton të verdhë në momentet e fundit të takimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"