Pikantet e Teuta-Dinamo/ Tre ish-kampionë kundër durrsakëve, “trullosen” A.Peposhi dhe Meksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 11:50

Pikantet e Teuta-Dinamo/ Tre ish-kampionë kundër durrsakëve, “trullosen” A.Peposhi dhe Meksi

Gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Dinamos pati disa episode të veçanta nga protagonistët në fushë dhe ata në stola, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.sgfdh-Fusha e stadiumit “Niko Dovana” ishte në gjendje perfektë për këtë ndeshje. -Dejvi Bregu rikthehej në Durrës si kundërshtar i Teutës, me të cilën fitoi titullin kampion, ashtu si Lorenco Vila dhe Rustem Hoxha, por këta dy të fundit kanë luajtur me Dinamon edhe sezonin e kaluar. Para ndeshjes, tre lojtarët në fjalë janë përshëndetur me shokët e ishskuadrës.

-“O Sali, po shihe more djalë njëherë lojën, mos u nxito”, – dëgjohej shpesh trajneri Ilir Daja nga stoli, duke i folur portierit.

-Goli i parë me fanellën e Teutës për sulmuesin anësor Torraj, i cili ishte mjaft kërkues në momentin e realizimit. -Në “Niko Dovana” ishte i pranishëm, pranë presidentit të Teutës Edmond Hasnbelli, edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

-Luhej me në një orar të përshtatshëm dhe tifozët nuk munguan. Mbështetja e tyre është ndjerë edhe nga lojtarët, pasi brohoritjet ishin të shumta.

-Trajneri Martini në një moment i drejtohet Tomës: “Ku shkon ore? Te zona jote? Aty je mirë”.

-Lloci tenton kuadratin nga larg dhe te stoli blu duartrokasin dhe thërrasin “bravo”.

-Ardit Peposhi në pjesën e parë dhe Jorgo Meksi në pjesën e dytë kanë marrë goditje të forta me top në kokë nga kundërshtari. Është dashur ndihma e stafeve mjekësore për t’i rikthyer në lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"