Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:07
Pikantet e Teuta-Laçi/ Moreiro jep shou me topin, batuta arbitrit: A je në terezi?
Moreiro kërkonte qarkullim topi dhe kujdes në fazën e moszotërimit për t’u nisur me shpejtësi në kundërsulm e për ta zënë në befasi Teutën. Nga ana tjetër, Martini kërkonte presing të lartë nga dy lojtarë në momentin që Laçi do të kishte kontakt me topin. Ja pikantet e sfidës:
* Kapiteni i Laçit, Papa, debaton me kryesorin “More t’i atje e jep fall dhe këtu jo. A je në terezi?”.
* Një top shkon drejt trajnerit të Laçit i cili me një veprim me finte dhuron spektakël për një moment në stadium.
* Pas një ndërhyrje të gabuar të Lleshit ndaj Boçit, kapiteni Kotobelli proteston te kryesori “O Arbitër, është i kuq more, shihe se është lojtari i fundit”, bërtet kapiteni durrsak.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"