Pikantet e Tirana-Laçi/ Tribuna plot me familjarë, vetëm 200 tifozë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2024 | 10:48

Pikantet e Tirana-Laçi/ Tribuna plot me familjarë, vetëm 200 tifozë në stadium

Tirana dhe Laçi ndanë pikët në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Korçë që u mbyll me shifrat 1-1.laci-tirana-Të pranishëm në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm afro 200 sportdashës, teksa ra në sy prezenca e familjarëve të dy trajnerëve të Tiranës, Shkëmbi dhe Lilaj, si dhe e të afërmve të mesfushorit të Laçit, Isi Manellari, i cili është me origjinë nga zona e Korçës.

-Babai i trajnerit Bledi Shkëmbi qëndronte në tribunë, së bashku me vajzën e madhe të teknikut korçar, teksa përjetuan zhgënjim në momentin që skuadra e Laçit, barazoi sfidën në frymën e fundit, ndërkohë që në krahun tjetër, pati një festë të të afërmve të Manellarit, të cilët ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur mesfushorin.

-Në fund pati edhe një takim të ngrohtë mes drejtuesit të Laçit, Edmond Haxhia dhe babait të Shkëmbit. Pavarësisht se luhej në një fushë neutrale, në fushë si dhe në tribuna mbizotëroi “fair play”.

-Tre individë nga Tirana dhe Dajsinani nga Laçi kishin kujtime të rëndësishme në këtë stadium në një ndeshje të pazakontë që luhej në Korçë. Shkëmbi Lilaj dhe Mici ishin lojtarët që kanë fituar shumë çka në Korçë me Skënderbeun dhe shpresonin që kjo fushë t’u sillte fat për të shmangur serinë e ndeshjeve negative. Por ai gol në fund u prishi festën.

-Te Tirana nuk i besojnë syve pas barazimit në fund nga ana e Laçit. Bardheblutë janë të zhgënjyer dhe shpesh herë kërkojnë me sytë nga qielli mbështetje dhe mungesë të fatit për disa ndeshje radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"