Pikantet e Tirana-Partizani/ Zharmunit i bëjnë gjilpërë në fushë, plas sherri në fund. Ja sa tifozë ishin të pranishëm (E PLOTË)
Veç asaj që u panë në TV derbi i djeshëm pati disa të veçanta që nuk janë parë. “Panorama Sport” ju fton të lexoni disa prej pikanteve në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Partizanit.-Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nisi me një mesazh të rëndësishëm solidariteti. Lojtarët mbanin fanella me mbishkrimin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”, një sinjal i rëndësishëm solidariteti për t’u dhënë në vitrinën më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Si zakonisht në çdo sfidë, mes dy skuadrave ka një mesazh special që i jepet futbollit shqiptar. Një traditë e dy klubeve.
-Edhe dje ndonëse interesimi ka qenë me i vogël se sa në derbit e kaluar, të dy ekipet do të kenë mbështetje të fortë në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”. Ultrasit e dy skuadrave kanë qenë të parët që janë pozicionuar në tribunat përkatëse për këtë duel.
Gjithçka me një prani të lartë të forcave të rendit, të cilat duan të shmangin përplasjet të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën në ndeshje të tilla.
-Për herë të parë në derbi, në stadium dy ekrane për minutat dhe biletat si në ndeshjet e kombëtares shqiptare. Në fund të lojës, janë numëruar 9500 bileta të shitura. Derbi i djeshëm ishte më pak i ndjekur se çdo sfidë tjetër në “Air Albania”. Kaq tifozë grumbulloheshin dikur në “Selman Stërmasi”. Prej dy vitesh numri i tifozëve në derbi sa vjen e ulet.
-Tirana del e para në nxehje dhe menjëherë pas tyre edhe të kuqtë të përkrahur nga tifozëritë respektive.
-Bardheblutë të plotë për herë të parë këtë sezon. Asnjë lojtar nuk është i dëmtuar dhe kjo bëri që Magani të kishte luksin e zgjedhjes.
-Shumë figura të njohura të sportit shqiptar në stadium, duke filluar me presidentë, trajnerë e lojtarë.
-Dy koreografi të ndryshme kishin zgjedhur ekipet. Atmosferë elektrizuese në tribunë, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit.
Të dy tifozeritë shpalosën koreografitë e tyre speciale. Grupimi “Tirona Fanatics”, shpalosën disa prej legjendave bardheblu (Minga, Frashëri, Mema, Stërmasi dhe Halili e me mbishkrimin “Me gjak gdhendët historinë, prandaj mbeteni të përjetshëm”. Ndërkohë në krahun tjetër të “Ultras Guerrils”, shpalosën banerat ku shkruhej: “Winter is Coming, a song of ice and fire”. (Dimri po vjen, një këngë akulli dhe zjarri).
– Gugash Magani në fillim të derbit u tregua superxhentil. Peqinasi shkoi takoi trajnerin e Partizanit, Aleksandar Veselinoviç. Në fund të takimit, dyshja u takua sërish. Të dy biseduan pak dhe mes tyre pati edhe një përqafim të përzemërt.
-Trajneri i të kuqve proteston për një anësore tek i katërti, por ky i fundit e sqaron së ishte për Tiranën. Maganin nuk e zë vendi dhe lëviz në zonën e tij. Protestat e të dyve në çdo moment, aq sa merr edhe vëmendjen e kryesorit Lata, i cili në një rast këshilloi Maganin për një reagim të tijin.
-Në minutën e 13-të, Gjumsi bie në tokë me shpatull. Ka alarm, por asgjë për t’u shënuar. Gjithsesi, lojtari del nga fusha i dëmtuar në pjesën e dytë.
-Ualid Zharmuni dëmtohet në kavilje. Mjekët e Tiranës i bëjnë gjilpërë në fushë Zharmunit dhe i fashojnë kaviljen që të vazhdojnë lojën, por pas minutash francezi nuk ia del dhe detyrohet që të lërë fushën e lojës. Për dëmtim del nga fusha edhe Kote si edhe Meta, që sapo është kthyer nga riaftësimi. Shkurt, një derbi si luftë me katër të dëmtuar.
-Në fund të lojës, para se të shkaktonte penallti, Bytyçi ua bën me dorë tifozëve, duke i provokuar. Nis irritomi. Pak më vonë, provokomi harrohet, sepse lojtari i Partizanit shkakton 11- metërsh.
-Edhe në fund nuk kishte si të mos mungonte sherri. Një fillim kapen tifozët në distancë, por ndërhyn policia. Më pas kapen lojtarët e Partizanit që bënin stërvitje pas ndeshjes, me tifozët e Tiranës. Edhe këtë herë ndërhyn policia.
-Jasir Asani është ylli i mbrëmjes. I pranishëm në stadium, sulmuesi mbytet nga një lumë nga tifozësh, të cilët duan foto me lojtarin e kuqezinjve.
-Dy herë tifozët e Tiranës festojnë, por dy herë buzëqesha u “ngrin”. Në fillim te goli i anuluar nga VAR-i dhe te penalltia, tek e cila gëzojnë si të çmendur, por më pas zhgënjehen nga penalltia e humbur.
-Forcat e sigurisë, ndërhyjnë dhe bllokojnë pankinën e Tiranës që te rasti i Bytyçit është e papërmbajtur. Të elektrizuar edhe nga sherri në fushë mes Përgjonit, Sembenesë, Domgjonit dhe të tjerëve, bardheblutë e shohin veten të rrethuar nga stjuartët që të mos i bëjnë presion gjyqtarit që shkon të shohë rastin e Bytyçit në VAR.
-Shashkat, tymueset nuk munguan në sfidën e djeshme, po ashtu edhe dëmtime të vogla në shkallët e stadiumit. Shumë më pak se derbet e tjera.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"