Pikantet e Tirana-Skënderbeu/ Fjoart Jonuzi nxjerr shpatullën në nxemje, “sherr” mes arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 9:30

Pikantet e Tirana-Skënderbeu/ Fjoart Jonuzi nxjerr shpatullën në nxemje, “sherr” mes arbitrave

Në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur Tirana-Skënderbeu ishin mbi 2000 tifozë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.WhatsApp Image 2024-09-30 at 11.02.06– Tirana del e para në nxemje, ndërsa menjëherë pas tyre edhe korçarët. Skuadrat stërviten me dritën natyrale, pasi kursehen dritat, që ndozen pak minuta më vonë. -Në tribunë, Jaku që vazhdon i dëmtuar, ndërsa Meta në stol. Jashtë skuadre si zakonisht Kozi.

– Nga minuta e parë, Prengaj që dy ndeshjet e fundit i kishte nisur nga stoli. Ai rezultoi deciziv për bardheblutë.

-Shumë pak tifozë korçarë ndjekin ekipin e tyre në tribunën e miqve.

-Stafi teknik i federatës si zakonisht ndjek sfidën Tirana-Skënderbeu.

-Për Shkëmbin, surprizë në stadium, familja dhe vajzat që i urojnë fat për ndeshjen. -Dy presidentët e skuadrave, në tribunë për të ndjekur sfidën e djeshme.

-Shkëmbi proteston ashpër për një goditje të Bismark me bërryl ndaj Micit, por Jorgji mendon se faulli është i mbrojtësit të Tiranës.

-Bardheblutë janë grumbulluar vetëm të dielën, në prag të sfidës me korçarët. -Si zakonisht tymuese dhe shashka gjatë sfidës së djeshme me tifozët bardheblu që e bëjnë festën gjatë lojës. Në fund skuadra feston me ndeshjen fitoren e parë sezonale.

-Pesë “ish”-ë në ndeshjen e djeshme, por tre në stol dhe dy në fushë. Mici, Shkëmbi, Lilaj dhe Gvozdenoviçi e Doka.

-Jorgji nuk jep një faull në favor të Skënderbeut te hyrja e zonës së Tiranës. Trajneri i Skënderbeut çmendet për vendimin e elbasanasit.

-Në pjesën e dytë Shkëmbi kthen mbrojtjen me 4, duke larguar Micin nga fusha. Zgjidhje taktike edhe pse kapiteni po luante mirë.

-Prengaj shënon golin e dytë dhe shkon të festojë me Shkëmbin. Trajneri si asnjëherë tjetër feston si i çmendur golin që i dha fitoren e parë.

-Dy ndërrime të detyruara për Tiranën, Soler dhe Zharmuni dëmtohen gjatë sfidës. Gjithsesi në ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarëve.

-Gjatë nxemjes dhe 10 minuta para se të niste loja, Jonuzi nxjerr shpatullën. Ndërhyjnë mjekët e bardhebluve dhe i çojnë shpatullën nga vend. Lojtari futet në fushë dhe luan rregullisht 90 minuta, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit.

-Sherr në fund mes Alias, Dumfur dhe Bajroviçit, por edhe lojtarëve të tjerë. Dyshja kapet për fyti dhe të dy ndëshkohen me të verdhë, ashtu si edhe Jonuzi.

-Tirana kthehet te fitorja zyrtare pas 4 muajsh e 19 ditësh. Triumfi i fundit shënohej në kampionatin e shkuar.

-Në një moment të lojës, Gjumsi dëmtohet, ndërsa Jorgji urdhëron futjen e barrelës. Alla nuk jep lejen dhe kjo bën që dy gjyqtarët të përplasen, me të katërtin duke iu hakërryer e bërtitur: “Sill barrelën”. Kryesori i FIFA-s i shkon afër Allës dhe sërish i thotë se çfarë nuk kupton, por më pas lojtari çohet dhe situata qetësohet dhe me Jorgjin që këshillon Gjumsin.

-Rimal Haxhiu largohet vetëm nga stadiumi, ndërsa pjesa më e madhe e ekipit merr autobusin për në hotel.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"