PIKANTET E VLLAZNIA-EGNATIA/ Trajnerët vishen njësoj, tifozët “shmangin” kryendeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 14:50

PIKANTET E VLLAZNIA-EGNATIA/ Trajnerët vishen njësoj, tifozët “shmangin” kryendeshjen

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Vllaznia-Egnatia, e luajtur në “Loro Boriçi” dhe e fituar me shifrat 3-1 nga shkodranët.

qato

* Shumë pak tifozë ndjekin nga shkallët e stadiumit sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias. Në “Loro Boriçi” ishin afro 1500 tifozë.

* Arbitri kryesor, Enea Jorgji dhe VAR-i marrin dy minuta kohë për të konfirmuar golin e parë Vllaznisë.

* Sërish ka një ndërhyrje të VAR për golin e dytë të Vllaznisë dhe sërish Jorgji dhe VAR-i janë të një mendje se goli është i rregullt.

* Traversa e tronditur nga talenti Delaj në të 43-n minutë ngre në delir tifozërinë kuqeblu.

* Trajnerët e ekipeve, Brdariç dhe Tetova, për ironi të fatit ishin me fanella dhe tuta me të njëjtat ngjyra.

* Goli i Balajt ngre në delir jo vetëm tifozët, por edhe stafin dhe mbarë stolin shkodran.

* Duartrokitet mesfushori sulmues Antonio Delaj pas largimit të tij në minutën e 78-të. Kjo për performancën e tij të mirë, të bërë në këtë takim. Duartrokitjet nuk kanë munguar as për mesfushorin Qato kur u largua nga fusha e lojës.

PANORAMASPORT/AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"