Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Ultrasit bëhen bashkë si kurrë më parë, sulmuesi i shkodranëve përfundon në spital
Pati disa momente të veçanta gjatë ndeshjes mes Vllaznisë dhe Elbasanit, ku veçohet qëndrimi bashkë i dy tifo-grupeve ultras të dy skuadrave. Diçka e rrallë kjo për stadiumet shqiptare, ku zakonisht me tifozëve ultras ka probleme. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj disa nga momentet më pikante të ndeshjes:– Moti i paqëndrueshëm ndikoi disi edhe në praninë e tifozëve. Numri i biletave të shitura ishte 3 mijë, që gjithsesi është një shifër e kënaqshme.
– Ashtu siç pritej, dy tifozeritë ultras, “Tigrat” dhe “Vllaznit”, qëndruan në të njëjtën tribunë. Një rast deri diku unikal ky, teksa edhe banerin e identifikimit e kishin të përbashkët. Kjo tregon marrëdhëniet e mira mes dy tifozërive, që përveç përkrahjes për skuadrat e tyre, nuk i harruan edhe thumbimet për ultrasit e Tiranës.
– I pafat Matouti, i cili u aktivizua në minutën e 85- të dhe la fushën para kohe pas një dëmtimi të rëndë. Ai u dërgua me autoambulancë në spital për një dëmtim në shpatull. Pasi mori ndihmën e parë në spital, ai u kthye në stadium me shpatullën e fashuar, duke u mbajtur nga mjekët e stafit shkodran.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
VLADIMIR MEMA -PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"