Pikantet Egnatia-Bylis/ Demrozi, golin e katërt e feston me birrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:45

Pikantet Egnatia-Bylis/ Demrozi, golin e katërt e feston me birrë

* Për arsye dëmtimi ndaj Tiranës, Patrik Treni nuk ka qenë dje i grumbulluar te Bylisi. Edison Ndreca dhe Serxho Ujka, që e kanë nisur si titullarë për Egnatian, kanë qenë pjesë e Bylisit, dhe kanë statusin e “ishit”, po ashtu edhe Julian Brahja që ka rolin e zv.trajnerit të Egnatias. Kurse te miqtë nga Ballshi, Mario Gjata ka qenë pjesë e rrogozhinasve, si dhe portieri Klevis Hasanbelli.

bandicam 2024-09-15 16-01-08-725

* Tribuna kryesore e mbushur në Rrogozhinë, ndërsa ballorja ka përfunduar dhe tashmë pret vendosjen e stolave plastikë dhe mbulesës së saj, për t’u krijuar kushte sa më komode tifozëve rrogozhinas.

-Ajo që ra në sy është se Egnatia ka nxjerrë 11-shen në nxehje para ndeshjes, ndërsa te Bylisi e gjithë skuadra, (madje edhe lojtarët e grumbulluar) u stërvitën në një cepo të fushës së staidumit “Arena Egnatia”.

* Është vënë në siklet Tetova në të 34-n, pasi Aleksi shtrihet sepse ndjen probleme, po ashtu në të njëjtën kohë edhe Dylis.

* Në fund trajneri Egbo ka kërkuar llogari te gjyqtari Prenga, në fakt ballshiotët kanë pasur pretendime për golin e dytë të Egnatias.

* Në momentin kur Egnatia shënon golin e katërt, regjia fokuson presidentin Agim Demrozi i cili në atë moment po kthente një gotë birrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"