Postuar: Shtator 28, 2023 | 21:44
Pikantet Erzeni-Skënderbeu/ Tension te shijakasit, trajneri “dënon” Rojasin
Ndeshja mes Erzenit dhe Skënderbeut, e cila u zhvillua në Rrogozhinë, u ndoq nga rreth 1 mijë tifozë. Sa u përket momenteve pikante, tifozët shijakas, por edhe stafi teknik, shpërthyen disa herë me kritika ndaj kryesorit Beqiraj në kohën kur ai riktheu penalltinë e gjuajtur josaktë nga Liço.
Ndërkohë edhe një moment tjetër vjen në minutën e 79-të te skuadra shijakase. Deliallisi nxjerr nga loja mesfushorin Agustin Rojas, i cili ishte aktivizuar në minutën e 61-të. Argjentinasi u ndëshkua me karton të verdhë një minutë para se të linte lojën dhe zëvendësimin nuk e ka pritur mirë dhe ka ikur tepër i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"