Pikantet Laçi-Partizani/ Sembene bezdis Bullarin, pjesa e dytë s’ka… futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 22:40

Pikantet Laçi-Partizani/ Sembene bezdis Bullarin, pjesa e dytë s’ka… futboll

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes mes Laçit dhe Partizanit, e mbyllur me shifrat 1-1. Në stadiumin e kurbinasve ishin rreth 800 të pranishëm.

LACI-PARTIZANI

* Trajneri i Laçit, Armando Cungu duket shumë i irrituar me vendimet e gjyqtarëve, veçanërisht për ndërhyrjet ndaj Bullarit. Në të 30-ën Xhaja i afrohet dhe e ndëshkon me karton të verdhë. Shkodrani është shumë i lëvizshëm në pankinë, ndryshe nga kolegu i tij, Veselinoviç. Ky i fundit nuk lëviz shumë dhe jep udhëzime ndaj ekipit me qetësinë që e karakterizon.

* Që nga hyrja e Bullarit në fushë, Sembene ka mision ta nxjerrë nga natyra e tij ish-sulmuesin e Shpresave. Në një moment gjyqtari i këshillon të dy pas grindjeve gjatë ndeshjes.

* Bytyçi në të 57-ën ndërhyn ashpër ndaj Myrtës dhe e lë të dëmtuar, duke shkaktuar zëvendësimin e dytë të detyruar për Laçin. Në një moment kamera inkuadron mesfushorin Enriko Papa, duke kritikuar mbrojtësin e Partizanit për atë ndërhyrje të ashpër.

Myrta del nga fusha me krahun e lidhur, pas ndihmës së parë të dhënë nga mjekët e të dyja ekipeve, mes duartrokitjeve nga të pranishmit në stadium. Më pas ai transportohet në spitalin më të afërt për kontroll dhe mjekim të mëtejshëm të dorës së tij.

* Pak minuta më pas gjyqtari Xhaja ndal lojën për shkak se goditet menaxheri i Partizanit, si dhe në stadiumin e Laçit mungonte ambulanca, pasi po dërgonte në spital të riun Myrta. Gjatë momentit kur loja ishte e ndalur sulmohet me një shishe plastike me ujë menaxheri i ekipit të Partizanit, Amarildo Dajlani.

Ai shihet në ekran duke mbajtur dorën me një qese akulli në pjesën e veshit për shkak të lëndimit. Pas pak minutash pritje, rinis loja.

* Në pjesën e dytë, të paktën deri në të 75-ën thuajse nuk ka fare lojë efektive, pasime të sakta dhe raste në portat kundërshtarë. Dëmtimet, mungesa e ambulancës dhe incidentet në tribuna bëjnë të mos luhet futboll.

* Pas golit të pësuar nga të kuqtë, trajneri Veselinoviç duket mjaft i irrituar dhe lëvizjet e tij në pankinë janë shumë më të shpejta dhe grintoze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"