Pikantet/ Një korçar acaron dinamovitët, bën tifo për Apoloninë në “Selman Stërmasi”
Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” mes Dinamos dhe Apolonisë kishte edhe momentet e saj pikante që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.
* Në stadium ishin të pranishëm rreth 1500 tifozë. Mes tyre edhe disa legjenda të Dinamos si Faruk Sejdini, Kujtim Çoçoli dhe Rifat Ibërshimi, që janë pritur me duartrokitje nga tifozëria dinamovite.
*Tifozi korçar, Tomas Menshki, tërbon tifozërinë dinamovite duke bërë tifo për Apoloninë, i veshur me bluzën e skuadrës fierake. U kërkua nxjerrja e tij jashtë, por ai ishte i pajisur me biletë dhe ishte e drejta e tij të bënte tifo. Kjo e ka acaruar disi situatën.
* Tifozërisë dinamovite i mungonte një daulle për të nxitur entuziazmin dhe për këtë u përdor përplasja e duarve në karriget e stadiumit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"