Pikantet Vllaznia-Tirana/ Krymi dhe Balaj bëjnë ritualin te penalltia, tifozët përplasen me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 23:35

Pikantet Vllaznia-Tirana/ Krymi dhe Balaj bëjnë ritualin te penalltia, tifozët përplasen me policinë

-Dueli mes Vllaznisë dhe Tiranës nisi me 30 minuta vonesë. Arsyeja? Një problem në sistemin VAR ka detyruar zyrtarët e sfidës që të marrin këtë vendim. Vlen të theksohet fakti se “Klasikja” mes Vllaznisë dhe Tiranës ishte planifikuar të startonte në orën 20:00.

vllaznia balaj tirana foto

-Topin e parë të takimit e luan legjenda e futbollit shkodran, Sait Çanga. Prej vitesh tashmë në SHBA, klubi shkodran nderon para tifozerisë kuqeblu një prej ish-kampionëve të saj.

-Masa të rrepta sigurie në stadium, ku bllokimi i disa hyrjeve për në stadium ka nisur rreth orës 10.00 të paradites.

– Afro 5000 të pranishëm kanë ndjekur nga shkallët e “Loro Boriçit” sfidën e mbrëmshme.

– Pasi kanë mësuar për shtyrjen e takimit për afro 30 minuta skuadra kryeqytetase ka zbritur sërish për të kryer nxehjen e zakontë para startit të sfidë. Ndërsa kuqeblutë kanë preferuar që këtë shtyrje ta kalojnë në dhomën e tyre, të cilat kanë dalë vetëm 10 minuta para stafit të sfidës në nxehje.

– Hyrja me 10 minuta me vonesë e tifozëve “ultras” të Tiranës ka rritur edhe irritimin dhe entuziazmin e tifozërisë shkodrane. Ndërkohë hyrja e tyre është shoqëruar edhe me hedhjen e disa shashkave e tymueseve dhe kjo u shoqërua edhe nga ana tifozërisë shkodrane.

– Pas golit në të 24-ën minutë të takimit, hedhja e fishekzjarrëve dhe disa shashkave në pistë nga ana e tifozërisë kryeqytetase ka bërë që policia të ndërhyjë te tribuna e tyre, duke u kërkuar dhe paralajmëruar ata për të qenë më korrekt gjatë takimit dhe të ndalojnë hedhjen e fishekzjarrëve. Mes policisë dhe tifozëve ka pasur përplasje në shkallët e stadiumit, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 5 përkrahës.

– Në të 50-ën, minutë disa çaste pritje për vendimin e arbitrit për prekje apo të topit me dorë nga mbrojtësi kryeqytetas. Pas 3 minutash pritje gjyqtari Cjapi shkon vetë të shohë pamjet dhe fund vendos për 11- metërsh. Pikërisht pas 4 minutash ndërprerje të lojës. Krymi e Balaj bëjnë ritualin. Krymi i vendos topin kapitenit që as në këtë sezon nuk gabon nga pika e bardhë.

-Protesta të vazhdueshme të trajnerit Brdariç në drejtim të arbitrit kryesor.

– Në të 85-ën minutë, Gjumsi largohet me barelë jashtë fushës së lojës.

-Tifozët e Vllaznisë në pjesën e parë, godasin me sende të forta Abah. Lojtari ulet në gjunjë, ndërsa është kapiteni Balaj mundohet që të qetësojë përkrahësit shkodranë.

-Bledi Shkëmbi pas një proteste në anësore këshillohet nga gjyqtari Cjapi, që nëse e përsërit ndëshkohet.

-Veç pankartave të shkodranëve, një banderolë e tifozëve të Elbasanit, “Tigrat” ishte e pranishme në “Loro Boriçi”. Në një moment kur Vllaznia shënon golin e barazimit 2-2 me anë të Balajt, gëzimit të tifozëve shkodranë i “bashkohet” edhe ambulanca e ndodhur në stadium. Sirenat e saj u ndezën nga shoferi i cili duket se është një tifoz i zjarrtë kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Situatë kaotike në “Loro Boriçi”, shikoni çfarë ndodh në tribunën e tifozëve të Tiranës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"