Pikët e grumbulluara në start te Tirana, Bledi Shkëmbi kalon ish-trajnerin brazilian Ze Maria
Ze Maria dhe Bledi Shkëmbi janë dy trajnerët, që kanë më pak pikë për ndeshje, që pas kthimit në Superiore të Tiranës në vitin 2018. Emanuel Egbo është trajneri që ka grumbulluar më shumë pikë për ndeshje, ndërsa Orges Shehi mbetet njeriu me më shumë pikë dhe më shumë fitore, duke drejtuar bardheblutë në epokën “Halili 2”.Këto janë statistikat e fundit nga kampi bardheblu për ndeshjet në Kategorinë Superiore. Në analizë janë tetë trajnerë që kanë drejtuar bardheblutë Ndubuisi Egbo, Orges Shehi, Ardia Mema, Erbim Fagu, Nevil Dede, Julian Ahmataj, Bledi Shkëmbi dhe Ze Maria.
SHKËMBI – Bledi Shkëmbi në këtë moment që flasim ka drejtuar tetë takime ekipin e Tiranës. Gjatë kësaj kohe ka grumbulluar 9 pikë ose 1.13 pikë. Trajnerin aktual e shpëton Ze Maria, i cili në “epokën” 2 të Halilit në tetë javë ka grumbulluar tetë pikë. Braziliani është trajneri më i keq në këtë moment. Nga Shkëmbi nuk është më larg edhe Julian Ahmataj, Nevil Dede, Erbim Fagu, ndërsa mbi 1.4 pikë për ndeshje ka Ardian Mema, i cili është trajneri i tretë më i suksesshëm në këtë renditje.
EGBO DHE SHEHI – Emanuel Egbo dhe Orges Shehi janë dy trajnerët më të vlerësuar përsa i rendimentit të pikëve. Nigeriano-shqiptari ka 2.23 pikë për takim, ndërsa Orges Shehi ka 1.92 pikë për ndeshje. Sigurisht, Shehi ka më shumë ndeshje, ka më shumë fitore dhe më shumë pikë në total. E veçanta e Egbosë është se ai 18 fitore, kundrejt 56 të Shehit. Korçari Shkëmbi ka shumë barazime që trajnerë të tjerë si Egbo dhe Fagu nuk i kanë bërë në kaq ndeshje.
PROBLEMI – Tirana e këtij sezoni nisi një cikël të ri. Me emra jo të bujshëm, por që synohet të japin frytet në të ardhmen. Kur janë luajtur 8 javë, bardheblutë numërojnë vetëm 9 pikë. Një start jo i mirë ky, që është dhe më i dobëti në 6 sezonet e fundit. Nëse kthehemi në sezonin 2018/19, kujtojmë se Tirana luftoi për mbijetesë në muajin maj. Atëherë pas 8 javësh numëronte 8 pikë, 1 më pak se sezoni aktual. Në fund bardheblutë e mbyllën me 5 pikë më shumë se Kastrioti, që ra nga kategoria.
Më pas nisi një periudhë e mirë për klubin ku u fituan 2 tituj kampion. Sezoni i vetëm në histori, kur Tirana ra nga kategoria është ai 2016/17. Asokohe kryeqytetasit bënin më mirë se aktualisht, pas në përfundim të 8 javëve numëron 13 pikë. Nëse marrim në analizë 20 sezonet e fundit pas 8 javësh te luajtura, aktuali rezulton me startin e tretë më të keq. Më poshtë iu sjellim një tabelë të plotë.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"