Postuar: Shkurt 5, 2024 | 18:18
Piloti i dytë paguhet thuajse dyfish më shumë se i pari, ja rroga e majme që do përfitojë Hamilton te Ferrari
Luis Hamilton do të jetë pjesë e Ferrarit nga viti 2025, teksa do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes” pas monegaskut Sharl Lëklerk.
Por ky fakt duket se nuk e pengon skuderinë italiane që ta paguajë britanikun me thuajse dyfishin e pagës që merr Lëklerk.
Ky i fundit paguhet 30-35 milionë euro në vit, teksa “The Telegraph” ka raportuar se 7-herë kampioni i Botës do të marrë një rrogë 50-60 milionë euro në vit.
Gjithsesi vendin e parë vazhdon ta mbajë kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, i cili te Red Bull merr një pagë prej 64 milionë eurosh në vit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"