Pioli drejt fundit të një cikli/ Konte dhe Sheva kandidatë, edhe De Zerbi në listën e drejtuesve të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 22:04

Pioli drejt fundit të një cikli/ Konte dhe Sheva kandidatë, edhe De Zerbi në listën e drejtuesve të Milanit

Sezoni i komprometu ar që në fund të nën torit, sasia e pafund e lëndimeve dhe marrëdhënia me senatorët që nuk duket më si e dikurshmja. Këto janë akuzat kryesore që tifozët e Milanit i drejtojnë Stefano Piolit, i cili është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disfatës ndaj Dortmundit.

conte-de-zerbi-getty-gpo

Edhe brenda klubit, duke pasur parasysh merkaton e verës, ka një pakënaqësi jo të vogël. Skuadra po ecën shumë më poshtë se sa pritshmëritë, këtë e di edhe vetë trajneri i “djallit”, ndaj nëse një lamtumirë në qershor pa fituar një trofe ishte shumë e mundshme, tani mund të merret si e mirëqenë. Megjithatë, gjithmonë në verë, duke përjashtuar surprizat e momentit.

DËSHIRA – Gjuetia për pasardhësin e Stefano Piolit, i cili humbi 15 ndeshje në vitin 2023, ka filluar. Sidomos mes mbështetësve, të cilët janë të etur për të nisur një cikël të ri. Ëndrra është padyshim Antonio Konte, aktualisht i papunë. Ish-trajneri i Totenhemit dhe gjithashtu i kërkuar nga Napoli, do të startojë sërish në qershor në një pankinë italiane. Vetë tekniku puljes nuk e ka mbyllur rrugën për një rikthim te Juventusi dhe gjithashtu kujdes Romën që do t’i thotë lamtumirë Zhoze Murinjës. Është e vështirë, nëse jo pothuajse e pamundur, ta shohësh atë te Milani.

Paga ka të bëjë, por edhe lloji i trajnerit të kërkuar nga pronarët kuqezi. Italian, i ri, në rritje dhe jo shumë i shtrenjtë ekonomikisht. Roberto de Zerbi do të vinte menjëherë në mendje për disa, por kujdes sepse edhe ai po udhëton në pista të tjera. Emri i tij ka qenë i lidhur me Real Madridin, ai do të preferonte të qëndronte në Anglië dhe mbi të gjitha do të duhej të paguhej një klauzolë prej 15 milionësh për ta liruar nga Brajtoni.

KANDIDATË TË MUNDSHËM – Prandaj fokusi duhet të zhvendoset diku tjetër, tek Tiago Mota, i cili po bën shumë mirë te Bolonja, është një emër shumë i besueshëm, por pa harruar edhe Rafaele Paladinon.

I linçuar te Monza nga Berluskoni, lojtari i lindur në vitin 1984 u dallua për filozofinë e tij të lojës dhe aftësinë e tij për të ofruar një identitet të qartë për bardhekuqtë në një kohë të shkurtër. Vinçenco Italiano, finalisti në Kupën e Italisë dhe Ligën e Konferencave sezonin e kaluar me Fiorentinën është i kuotuar gjithashtu.

Ndërkohë drejtuesit kuqezi i ngacmon jo pak edhe Françesko Farioli. Protagonist në kampionatin francez me Nisën, aktualisht është i dyti pas PSG-së. Pragmatik, por edhe modern, Farioli është edhe në radarët e Napolit.

SHEVA PËR 6 MUAJ – Një ditë pas humbjes së dhimbshme ndaj Dortmundit, e cila komprometoi pothuajse për fundimisht rrugën evropiane të Milanit të Stefano Piolit, emri i Andrij Shevcvenkos, iu propozua klubit kuqezi nga disa ndërmjetës si trajner i mundshëm, deri në qershor për rolin e trajnerit të përkohshëm.

pioli sheva

Pavarësisht lidhjes së fortë me ambientin kuqezi, kandidatura e ukrainasit nuk i bind plotësisht drejtuesit e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"