“Pioli gjithnjë edhe më i vetmuar”, Paolo Maldini godet Kardinalen: Më kërkoi të fitoja Championsin, por më shkarkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 10:37

“Pioli gjithnjë edhe më i vetmuar”, Paolo Maldini godet Kardinalen: Më kërkoi të fitoja Championsin, por më shkarkoi

Ikona e Milanit, Paolo Maldini në një intervistë për “La Repubblica”, akuzon ashpër pronarin Xherri Kardinale, teksa zbulon edhe prapaskenat e shkarkimit të tij.

skysport_de-maldini-milan_4694422

“Ai kërkonte që unë të fitoja Championsin, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Masara jemi të shkarkuar duke u justifikuar se kishim raport të keq me Furlanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Championsin, unë e bëra këtë plan me Masarën dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morën kurrë një përgjigje”.

Ish-drejtori sportiv i Milanit u ndal më pas tek disa marrëveshje të mbyllura dhe ato të ngelura në tentativë: “Për Ibrën duheshin shumë takime, shumë konsulta, ndërsa më kontestuan për De Ketelaere, Leao, Benaser dhe Teo nuk e pëlqenin.

Mesi? Ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti vetëm një ide pasi Leonardo më tha që e kishte mbyllur me PSG-në, do të shkonte aty.

Pioli? Ai duhet falënderuar, por i kanë dhënë detyra të tjera që e bëjnë atë të jetë gjithnjë e më shumë i vetmuar”, u shpreh Maldini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"