Pjesë e Kosovës dhe Slaven Belupo, sulmuesi që u aktivizua 4 ndeshje në Superiore transferohet te… Pogradeci 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 20:30

Pjesë e Kosovës dhe Slaven Belupo, sulmuesi që u aktivizua 4 ndeshje në Superiore transferohet te… Pogradeci 

Sulmuesi Festim Alidema, do të vijojë karrierën te skuadra e Pogradecit në Kategorinë e Parë. 27-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Erzenit në elitën e futbollit shqiptar, ku u aktizua vetëm 4 ndeshje pa mundur të lerë gjurmë.

Alidema 

Alidema në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrës kroate të Slaven Belupo si dhe është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, por pa mundur të debutojë.  

Me skuadrën e Slaven Belupos, Alidema numëron 5 ndeshje, ndërkohë që shkëlqimin sulmuesi e pati në kampionatin kosovar ku ka qenë pjesë e Llapit, Dritës dhe Lirisë së Prizrenit. 

Festim-Alidema-650x413

Alidema do të kërkojë të ringrihet te skuadra liqenore e Samuel Nikajt. Sulmuesi është federuar nga pogradecarët dhe do të jetë në dispozicion të teknikut shkodran. Edhe pse merkatoja është e mbyllur, sulmuesi u bashkua me Pogradecin si lojtarë i lirë, pasi ishte pa kontratë pas “divorcit” me Erzenin.  

IMG_1924

27-vjeçari nuk ishte i disponueshëm në duelin e Kupës së Shqipërisë ku pogradecarët arritën të triumfonin me shifrat 2-0, po gjasat janë të mëdha që të jetë i disponueshëm ndaj Flamurtarit në transfertë në ndeshjen e kampionatit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"