Pjesë e Realit, mesfushori “var këpucët në gozhdë” në moshën 19-vjeçare
Futbollisti i Real Madridit, Mark Kukalon është i detyruar t’i japë fund karrierës së tij futbollistike për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Mesfushori i ri mbërriti te Reali në vitin 2017 nga Zaragoza dhe më pas kaloi zhvilloi shkollën e futbollit të Realit. Ai luajti për ekipet e moshave, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar në ligën e ulët Las Rozas, ku nuk luajti për shkak të problemeve të lëndimeve.
Dy vite më parë ai këputi ligamentet e gjurit dhe gjatë operacionit në kërcin e kyçit të tij hynë baktere, të cilat i shkaktuan një infeksion të rrallë.
Për dy vite, Kukalon u përpoq të rikuperohej dhe t’i rikthehej futbollit, por në fund dështoi, teksa ditën e sotme, njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 19-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"