Plagët e shkaktuara pas zhgënjimit të Sitit, Guardiola reagon sërish: Përgjigjia ime…
Mançester Siti barazoi në mënyrë befasuese dje 3 me 3 përballë Fejnord. “Qytetarët” ishin në avantazhin e tri golave deri në minutën e 74-të, ndërsa panë gjithçka të ndryshonte më pas në Champions.
Rezultati kaloi në plan të dytë pasi Guardiola u shfaq para mediave me shenja, të cilat tha se i ka bërë vetë. Së fundmi ka reaguar sërish, pikërisht në rrjetin social “X” duke thënë se përgjigjia e tij nuk kishte për synim të nxirrte në pah dëmtimin e vetes, pasi gjithçka ishte aksidentale.
“Më kapi mat me një pyetje në fund të konferencës, për një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrë dhe i shpjegova që një thua i mprehtë e kishte shkaktuar këtë aksidentalisht.
Përgjigjia ime nuk kishte si synim të nxirrte në dritë një çështje për dëmtimin e vetvetes.
E di se shumë persona luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe dua të nxjerr në pah një nga mënyrat që njerëzit të kërkojnë ndihmë duke telefonuar në linjën e Samaritans ose me numrat në dispozicion”, shkruan Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"