Plani për Botërorin e 2026-s, Nagelsman zgjedh pasuesin e Kros
Trajneri i kombëtares gjermane Julian Nagelsman nuk po planifikon asnjë eksperiment për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, të planifikuar për t’u zhvilluar në shtator, tetor dhe nëntor.
Kjo do të thotë se stili i lojës do të ruhet edhe pa Toni Kros. Asnjë ndryshim taktik në planin eksperimental, asnjë zinxhir me tre mbrojtës në qendër. PORTA – Konfuzioni i Manuel Neuer ka të ngjarë të shkaktojnë diskutime. Portieri 38-vjeçar e la të hapur të ardhmen e tij në përfaqësuese pas eliminimit nga Spanja në Europian. Tani supozohet nga informacionet brenda Federatës Gjermane të Futbollit se Nojer dëshiron të vazhdojë. Kjo do të ishte veçanërisht zhgënjyese për Mark-Andre ter Shtegen.
MESFUSHA – Kërkohet një zëvendësues për Krosin, i cili mbi të gjitha duhet të shfaq siguri. Një detyrë e madhe që Nagelsman pritet Trajneri Klop refuzon SHBA-në Jyrgen Klop ka refuzuar propozimin e Federatës së Futbollit të SHBA-së për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares, pas shkarkimit të Greg Berhalter. Ish-tekniku i Borusia Dortmundit dhe Liverpulit ia ktheu dërguesit ofertën që mori nga krerët e Federatës Amerikane të Futbollit për një arsye të qartë, mungesa e interesit. Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga “The Athletic”, Klop ka pasur kontakte fillestare me ndërmjetësit e Federatës Amerikane javën e kaluar, ku është ekspozuar ndaj mundësisë për të marrë menjëherë drejtimin e kombëtares. Por trajneri 57-vjeçar përsëriti se do të dëshironte një pushim nga futbolli, siç deklaroi edhe në momentin e lamtumirës së tij nga “reds” në maj. t’i besojë midis zbulimit Aleksandar Pavlovic, Angelo Stiler ose Paskal Gros. Por kjo do të thotë gjithashtu, pavarësisht dorëheqjes së Kros, nuk ka vend për ish-dyshen e mesfushës Kimish dhe Leon Gorecka. Sipas informacioneve të “SPORT BILD”, Juliani po planifikon të vazhdojë me Kimish në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Gorecka ndoshta do ta ketë të vështirë të fitojë rol në strukturën e re të ekipit dhe të gjejë vendin e tij. Për më tepër, disa vendime të tjera të personelit tashmë po bëhen të dukshme.
KAPITENI GYNDOAN – Siguria që prezantojë Ilkai në “Euro 2024” e ka bindur Nagelsman si ai mund të tregojë stabilitet edhe në Botërorin që do mbahet pas dy vitesh, e ku me shumë gjasa mund të jetë turneu i fundit për mesfushorin 32- vjeçar.
FAZA OFENSIVE – Në sulm Gjermania sipas raportimeve të “BILD” do të vijoi me Kai Haverc në majë të ekipit, pavarësisht se shpërdori në masë ndaj Spanjës, ai e interpretoi mirë rolin nga këndvështrimi i Nagelsman. Nuk priten surpriza të mëdha në skuadrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, muaj shtator. Gjermania do të përballet fillimisht me Hungarinë në Dyseldorf (7 shtator), e pasuar nga Holanda tri ditë më vonë në Amsterdam. Juliani nuk dëshiron të rindërtojë skuadrën e tij, por përkundrazi, të mbështetet në talentin e provuar. Lojtarët si Roko Reic (M’Gladbah) ose Brajan Gruda (Mainc), ata ishin tashmë në përgatitje për Kampionatin Europian, mund të kenë shpresa të larta. Sado e hidhur të jetë eliminimi në çerekfinale për organizatorët, ajo përfaqëson një fillim të ri në Gjermani dhe ka një synim të qartë, titullin e Kupës së Botës 2026 në SHBA.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"