Plas te Bajerni para ndeshjes, mbrojtësi Dejvis acaron drejtuesit
Sipas “Sky”, drejtuesit e Bajernit thuhet se janë aq të bezdisur nga kërkesat e Alfosnso Dejvis, saqë nuk përjashtohet më që bisedimet të ndërpriten plotësisht. Është kurioze se, sipas informacioneve të “SPORT1”, kërkesat financiare të Huoze nuk janë aspak të reja.
Ai tashmë ka kërkuar “numra të ngjashëm” nga Bajerni në pranverën e vitit 2024. Ajo që i bën gjërat më keq është se marrëdhënia midis bavarezëve dhe Huze është shumë e tensionuar. Presidenti i Nderit, Uli Hënes, e sulmoi publikisht gjatë verës. Këto deklarata të ashpra zemëruan agjentin e lojtarit. Aq sa ai bëri të ditur në qarqet këshilluese se donte t’ia “bënte jetën të vështirë” klubit të Bajernit.
Në bazë të prononcimeve nga antari i bordit, Maks Eberl, ndërprerja e bisedimeve aktualisht nuk është një çështje: “Ne dhe konsulentët po përpiqemi të finalizojmë një kontratë që është e mirë për të gjitha palët. Kjo është ajo që ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë. Ka edhe diskutime të përfshira. Durimi im është ende shumë, shumë i fortë. Ne po përpiqemi të marrim vendimin më të mirë për të gjithë të përfshirët”, theksoi ai të premten.
Siç raporton “BILD”, Huze do të jetë rrugës për në Spanjë në ditët në vijim. Aty supozohet të ketë një takim me Real Madridin. “Galaktikët” po fitojnë shpresa të reja se ata mund të nënshkruajnë me Dejvis në një transferim të lirë në verë. Përveç Realit, thuhet se ka edhe palë të tjera të interesuara si Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpuli dhe Arsenali.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"