Po djeg 100 milionë euro! Në Spanjë zbulojnë vendimin e papritur të Karim Benzema që e kthen te Real Madrid
Karim Benzema është aktualisht një nga lojtarët më të paguar në botë, pasi kontrata e tij me Al Itihad në Arabinë Saudite i garanton atij 100 milionë euro në sezon. Por sulmuesi francez raportohet se po mendon që të mbyllë karrierën e tij para kohe.
“Relevo” bën të ditur se ish-sulmuesi i Real Madrid, po merr në shqyrtim idenë e mbylljes së kontratës me Al Itihad në verën e vitit 2025 dhe jo në atë 2026, siç ishte planifikuar në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. Benzema raportohet se ka qenë i pakënaqur me faktin se ishte shumë larg pritshmërisë së tij në periudhën e kaluar deri tani në Arabinë Saudite, duke mos fituar trofetë që dëshironte.
Ndaj bëhet e qartë se ndonëse skuadra e tij kryeson renditjen e kampionatit, Benzema po shqyrton mundësinë që të mbyllë gjithçka me Al Itihad edhe futbollin e luajtur këtë verë. AI mendohet se do të kthehet të jetë pjesë e Real Madrid, por jo në fushën e lojës. Të njëjtat burime saktësojnë se Benzema pritet të jetë ambasador i Realit sidomos në vendet e botës arabe, për të cilën ka fituar më shumë njohuri pikërisht për shkak të kësaj eksperiencë në Arabinë Saudite.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"