Po mendonte të braktiste futbollin pas dëmtimit, lojtari i Realit sheh dritë në fund të tunelit
Ndërkohë që Reali po mendon se si të zgjidhë problemin që ka në mbrojtje për shkak të mungesave jo të pakta, me merkaton e dimrit në horizont si një zgjidhje emergjente, shihet një zgjidhje brenda shtëpisë.
Po flasim për David Alaba. Mbrojtësi vazhdon të hedhë hapa përpara në procesin e tij të gjatë të rikuperimit dhe duket se së fundmi ai ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i Realit për të shtuar ngarkesën. Nëse nga mesi i tetorit lojtari filloi të vraponte vazhdimisht në bar, tashmë ai ka veshur këpucët dhe ka filluar të bëjë ushtrime me topin.
Ky përbën një lajm të shkëlqyer për Ançelotin, i cili e sheh se po rikuperon një lojtar kyç. Natyrisht që ka ende kohë por Reali i bën llogaritë me të në nisje të janarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"