“Po përgatitim diçka të re me rrotacionin”. Tetova pas fitores: Më vjen keq për Vuthajn se shënon rregullisht në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 18:42

“Po përgatitim diçka të re me rrotacionin”. Tetova pas fitores: Më vjen keq për Vuthajn se shënon rregullisht në stërvitje

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka qenë i lumtur me sinjalet që ka marrë nga skuadra e tij në fitoren 4-0 ndaj Bylisit, ku ekipi u tregua dominues.

bandicam 2024-09-15 18-20-49-837

“Nuk ka fitore të lehta, mendoj që ishim në detyra, qarkulluam topin stacional, si dhe në ndërrimin e lojës, gjëra që i kishim punuar në stërvitje. Duke parë që Bylisi është i fortë në markim dhe i kisha kërkuar lojtarëve të ndërrojmë krahun e lojës. Një gjysmë surprize ishte që Bylisi ishte shumë lart në presing, por gjërat shkuan siç i kishim përgatitur.

Rreshtimi nuk ishte ndryshe, thjesht zbrita Ujkën në numër 8 dhe e nisa me Xhoel se më interesonte të isha me dy sulmues.

Po përgatitim diçka të re për të luajtur shkurt, afër, për të sjellë kundërshtarin te porta jonë dhe për të dalë më shpejt drejt sulmit. Ishim të qartë për të shkuar drejt portës, por kemi ende punë për të perfeksionuar skemën.

Ujka është lojtar polivalent në mesfushë, i pëlqen më shumë të luajë nga e majta, por lojtarët mund të futen për të marr gjerësinë dhe do ta shohim në skuadër në pozicione të ndryshme.

Rastet e fundit? Na shqetësojnë se vjen nga dëshira e madhe, për shembull flasim për rastin e Kasës. Ai vjen nga dëmtimi e donte medoemos të shënonte, por janë disa momente që të vijnë rrjedhshëm e të jenë të logjikshëm e të qetë para portës. E njëjta gjë edhe Lushkja, e njëjta situatë. Rotacioni do t’u bëjë mirë lojtarëve që të jenë sa më në fokus për të gjitha ndeshjet.

Me Vuthajn u bë ndeshja e tretë që shënon, më vjen keq se në stërvitje shënon rregullisht. Por si me Regin, i them edhe Vuthajt, do vijë momente, të mos i kërkojë me dhunë. Por për një sulmues është pak më e vështirë se me mesfushorin se ai mbahet nga goli. Por e rëndësishme është të gjithë të jenë në punë, të shkojnë drejt portës dhe ashtu bëhet gjithçka më e thjeshtë”, tha Tetova për RTSH pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"