“Po përjetoj ëndrrën time”, skiatorja italiane rrëfen në intervistën me Edi Ramën pse zgjodhi Shqipërinë! 18-vjeçarja: Flamuri kuqezi…
Skiatorja italiane Lara Colturi, në një intervistë me kryeministrin Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”, ka rrëfyer se përse zgjodhi flamurin kuq e zi.
Sportisja 18-vjeçare, e cila garon për Shqipërinë, u shpreh se ishte nëna e saj, e cila pa mundësinë për të ardhur në vendin tonë.
“Menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të më mundësonte hapjen e mundësive drejt renditjes në vendet e para apo në Kupën e botës”, tha ajo, duke shtuar se po përjeton ëndrrën e saj.
Teksa Rama u shpreh se flamuri shqiptar i ka sjellë fat, Lara Colturi e konfirmoi teksa theksoi se “në fakt më ka falur shumë kënaqësi, si, për shembull, çmimi Gurgl 2-3 javë më parë, si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja dhe unë po argëtohem shumë”.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Je e vendosur që të ngresh flamurin shqiptar në majat e botës së skive
Lara Colturi: Po, e morëm këtë vendim së bashku me prindërit e mi, me familjen time pasi pamë pikërisht këtë mundësi për qenë bashkë me familjen time në pistë, për të punuar së bashku me prindërit e mi
Edi Rama: Po përse vendosët të hidhnit këtë hap, mëse të mirëpritur nga ne, por duhet ta shpjegojmë pse vendosët të kalonit nga njëri breg i detit në tjetrin e të merrnit nënshtetësi shqiptare
Lara Colturi: Vitin e parë, mamaja ime foli me Elvisin dhe pa mundësinë për të ardhur në Shqipëri.
Unë në kategorinë C dhe isha në moshën 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të më mundësonte hapjen e mundësive drejt renditjes në vendet e para apo në Kupën e botës, e për të përjetuar atë që po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit, duke u argëtuar së bashku
Edi Rama: Nëna jote është gjithashtu edhe trajnerja e ekipit kombëtar shqiptar të skive.
Lara Colturi: Po, e vertetë, nëna dhe babi im janë trajnerët e mi, tani kam edhe fizioterapisitin dhe furnizuesin e pajisjeve
Edi Rama: Nuk je vetëm ti në skuadër, ka edhe të tjerë që stërviten, e që ndoshta do të nxjerrë edhe skiatorë të tjerë, është vëllai yt që është më i vogël, por edhe të tjerë.
Lara Colturi: Në fakt nuk janë vetëm unë, ka edhe djem e vajza që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë
Edi Rama: Janë edhe shqiptarë të lindur dhe rritur në Itali
Lara Colturi: Besoj se disa prej tyre kanë familjet me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Itali.
Edi Rama: Ke shkuar deri në Zelandën e Re për t’u stërvitur
Lara Colturi: Tashmë është e vështirë të gjesh vende me dëborë, për fat të keq nuk bie dëborë si 10 vite më para dhe akullnajat po shkrihen.
Unë jam rritur mes maleve dhe tashmë ka vende malore që nuk shkoj më pasi nuk ka dëborë. Ka shumë skuadra, ashtu si e jona që lëvizin shpesh, çdo javë
Edi Rama: Por duhet thënë që flamuri kuq e zi të ka sjellë fat apo jo
Lara Colturi: Po, në fakt më ka falur shumë kënaqësi, si, për shembull, çmimi Gurgl 2-3 javë më parë, si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja dhe unë po argëtohem shumë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"