Po shkëlqen te Vllaznia/ Dodaj, në gjurmët e Balajt dhe Malës
Kevin Dodaj ishte vendimtar në barazimin Egnatia-Vllaznia 1-1 për kuqeblutë me golin e tij në minutën e 57-të. Ky ishte goli i dytë sezonal për Dodajn dhe i dyti radhazi, pas atij ndaj Skënderbeut në fitoren 2-0 të javës së 12-të.
Në këtë mënyrë numri 22 “kopjon” Balajn dhe Malën, të cilët janë lojtarët e vetëm te Vllaznia që kanë gjetur golin në dy apo më shumë ndeshje radhazi.
Pas formës së mirë të kësaj dysheje, ishte radha e Dodajt të tregonte aftësitë e tij, ku kjo formë dhe këta gola të 19-vjeçarit shpresohet të përmirësohen dhe të thellohen në ndeshjet e ardhshme të Superiores. I riu ka pasur gjithnjë një balotazh me Delajn për formacionin dhe së fundmi ka arritur të bëjë mjaft mirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"