Po shkëlqen me Dinamon, futbollisti i bluve merr ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës
Futbollisti i Dinamos, Baton Zabërgja, ka marrë sot ftesën për herë të parë nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila do të luajë në muajin nëntor dy ndeshjet e saj të fundit në grupin e Ligës së Kombeve.
Sulmuesi ka qenë një nga emrat më të spikatur të “nëndetëses” në këtë kampionat dhe paraqitjet që ka dhuruar ai në Superiore, kanë rënë në sy të trajnerit Franko Foda, i cili e ka grumbulluar për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.
NJOFTIMI I DINAMOS
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë.
Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje.
FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"