Pogba i deklaron publikisht besnikëri Juventusit, por klubi bën gati gjobën për francezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 11:04

Pogba i deklaron publikisht besnikëri Juventusit, por klubi bën gati gjobën për francezin

Pol Pogba ka lëshuar dje një intervistë nga Parisi, ku ka folur për situatën e tij pasi është dhënë vendimi i KAS të Lozanës që ka ulur dënimin për përdorim dopingu duke dekretuar kthimin në fushë në mars. Intervista e Pogba për media të ndryshme, si “La Gazzetta Dello Sport” apo “L’Equipe”, kishet në thelb dëshirën e futbollistit që të kthehej përsëri në fushë me fanellën e Juventusit.

pogba

“Nuk kam pasur mundësinë që ta takoj dhe të flas me trajnerin Tiago Mota, por ky moment do të vijë. Unë mendoj vetëm si të kthehem i gatshëm që të stërvitem dhe luaj për Juventusin. Unë tani jam një lojtar i Juventusit, në mendjen time është vetëm kjo gjë sot”, ishin fjalët e Pogba.

Deklarata të forta të cilat shoqëroheshin edhe me frazën “jam gati të heq dorë nga para për të luajtur përsëri me Juventusin”, të cilat në teori duhej të kishin gëzuar klubin bardhezi. Por sipas “Tuttosport”, te Juventusi nuk janë të lumtur me këto deklarata. Kjo, për faktin e thjeshtë se Pogba nuk kishte marrë leje që të jepte intervista të tilla, siç duhet të bëjë çdo lojtar nën kontrate. Ndaj tanimë pritet që Juventusi të gjobitë mesfushorin për thyerje disiplinë dhe  jo ta falënderojë atë për fjalët e mria që kishte thënë në adresë të bardhezinjve që nuk e kishin braktisur kur u shpall fajtor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"