Pogradeci bën merkato për elitën. Pas Zguros dhe Vokrrit, liqenorët marrin edhe një portier kroat
Pogradeci është i prirur për të ndryshuar në pjesën e dytë të kampionatit, ku drejtuesit synojnë të formojnë gjatë merkatos së dimrit një grup më cilësor dhe konkurrues. Për këtë sezon objektivi mbetet rreshtimi në 6 ekipet e para, që në fund luajnë në fazën “play off”.
Pogradeci po ndërton një skuadër që shumë shpejt mund të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Goditja e radhës nga presidenti i klubit liqenor, Armand Lilo, është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro. “Panorama Sport” mëson se mbrëmë 31-vjeçari firmosi me Pogradecin, duke u rikthyer në skuadrën e vendlindjes pas plot 8 vitesh. Për herë të fundit ai ka qenë pjesë e liqenorëve në sezonin 2015-2016. Oferta e presidentit Lilo bindi Zguron për të vijuar karrierën në ekipin e zemrës, ndërsa kishte disa oferta të tjera. Më herët, Silvio Vokrri ishte afrimi i radhës te Pogradeci Drejtuesit e klubit liqenor kanë firmosur me lojtarin lezhjan, i cili ishte së fundmi pjesë e Tiranës, një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Vokrri forcon krahët e mbrojtjes te Pogradeci, por për cilësitë që ka, mund të përdoret nga trajneri Mema në disa pozicione. Më parë ai ka luajtur me Dinamon dhe në kampionatin ukrainas te Vorskla.
Presidenti Lilo është i vendosur që shumë shpejt të ngjisë Pogradecin në elitën e futbollit shqiptar. E marta ka qenë ditë intnesive në merkaton e Pogradecit, pasi nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema është vënë edhe një portier kroat. Pikërisht bëhet fjalë për Marin Staniç, 26-vjeç, dhe me ardhjen e tij padyshim pritet që të ketë largime pasi kemi një mbipopullim në këtë sektor. Jurges Beqiri, Ivan Nikoloski, Mateo Baçi dhe Milan Jelovac kanë qenë portierët që kanë mbrojtur portën liqenore në 17 javët e para. Përveç afrimeve, klubi ka vijuar edhe me rinovimet, siç është rasti i sulmuesit Festim Alidema, i cili në javët e fundit i ka dhënë një shtyrë liqenorëve një marrjen e rezultateve pozitive. Paralaelisht ritën edhe largime, ku pas zyrtarizimit të Eldjon Topllarit, në listë pritje për t’u “divorcuar” janë edhe këta futbollistë: Franko Kapllani, Renato Këndezi, Ciprian Pius, Freeman Pius, Mateo Pere dhe Fabjan Nallbati.
NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"