Pogradeci “heq” Luftëtarin nga Kupa e Shqipërisë me golat e Lilës dhe Kastratit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 17:22

Pogradeci “heq” Luftëtarin nga Kupa e Shqipërisë me golat e Lilës dhe Kastratit

Me nga një gol për secilën pjesë, skuadra pogradecare kalon Luftëtarin  dhe e sheh veten në turin tjetër të kupës së Shqipërisë. Fitorja ka ardhur nga futbollistët e afruar në merkato te liqenorët.

pogradeci duke festuar golin e Razes

Pavarësisht se ishte ndeshje kupe, vlerësimi ishte në shkallën e duhur nga  Pogradeci, që në fillim hidhet në sulm, në kërkim të golit të parë. Paolo Ivani shpërdoron një rast të artë, duke gabuar në finalizim. Pas disa përpjekjeve të skuadrës së trajnerit Nikaj, në minutën e 24-t Lila i kalon të tijtë në avantazh. Pas krosit nga goditja e këndit të Kasmollarit, ai godet saktë me kokë në zonë dhe e çon topin në rrjetë. Edhe pas shënimit të golit vendësit ushtrojnë presion në portën kundërshtare, por Luftëtari mbrohet me forca të shumta dhe largon rreziqet. Pjesa e dytë e ndeshjes nis mirë për skuadrën gjirokastrite, që i afrohet ndjeshëm portës së Pogradecit, por nuk ka qartësinë e duhur në finalizimin e aksioneve.

Në minutën e 67-të Kastrati dyfishon rezultatin, duke përfituar nga grushtimi i portierit Kristidhi, pas gjuajtjes së Pengut në një pozicion diagonal me portën. Pas këtij momenti duket se miqtë nga Gjirokastra dorëzohen. Deri në fund të ndeshjes Pogradeci e administron mirë lojën dhe i gëzohet fitores dhe njëkohësisht kalimit në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Kukësin. Sigurisht, do të jetë më e vështirë kjo sfidë për liqenorët, të cilët gjithsesi besojnë se mund të bëjnë mirë sërish, edhe pse objektiv kryesor kanë kampionatin.

Pogradeci-Luftëtari  2-0

Golat: Lila 24′, Kastrati 67′

 

Pogradeci: Jelovac, Lila, Ivani, Hysenllari (Durate Filho 61′), Dragoj (Kastrati 60′), Pengu, Kasmollari ( Shkullaku 46′), Sulo, Raza, Panadiç (Peqini 46′) Pius (Topllari 46′). Trajner: S.Nikaj

Luftëtari: Kristidhi, Dos Santos, Gaba, Zijaj (Kadhe 75′), Tuni, Dulaj, Mirani (S.Puci 71′ ), T.Puci, Diamanti, Mërkuri (Pula 71′), Ahmetaj. Trajner: B.Shabanaj

Gjyqtarë: E.Kotemelo, B.Hamzaj, D.Dalipi (Korçë)

Kartonë të verdhë: Ivani 51’ / T.Puci 20′, Mëkuri 22′ Dos Santos 24′ Dulaj 38′

Vëzhgues: Daniel Dalipi (Elbasan)

Delegat: Sokol Kosti (Korçë)

Nderim GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"