Pogradeci përforcon sulmin, një kroat nën urdhrat e trajnerit Samuel Nikaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2024 | 14:15

Pogradeci përforcon sulmin, një kroat nën urdhrat e trajnerit Samuel Nikaj

Java ka nisur me lajme pozitive për futbollin pogradecar. “Panorama  Sport” mëson se skuadrës së drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj i është shtuar edhe një sulmues kroat. Këtë e bën të ditur vetë trajneri shkodran i liqenorëve.

panadic pogradeci

Bëhet fjalë për Mateo Panadiç. 29-vjeçari kroat ka një eksperiencë të mjaftueshme, pasi është aktivizuar në disa skuadra. Më e spikatura është Ferizaj, por dhe disa skuadra kroate, kryesisht të ligës së dytë. Sipas trajnerit Nikaj, mësojmë se 29-vjeçari Panadiç ka hedhur firmën në kontrate dhe për këtë sezon i përket skuadrës pogradecare. Sipas numrit një të stolit pogradecar, merkato nuk do të ndalet këtu. Nga momenti në moment pritet që Pogradecit t’i bashkohet dhe një mesfushor nigerian. Pavarësisht fitores së arritur fundjavën e kaluar ndaj Besës, me rezultatin 1-0, numri një i pankinës pogradecare nuk është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Mes të tjerash Nikaj thekson: “Përpos fitores së arritur në testin me Besën, nuk jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit. Kjo vjen nga ngarkesa që ekipet kanë në këtë periudhë. Lodhja në këtë fazë përgatitjesh bën të sajën, por shpresoj që në vazhdim skuadra të konsolidohet. Presim disa përforcime gjatë ditëve në vazhdim, pasi duhet ta forcojmë edhe më shumë skuadrën”. Pas miqësores kundër Besës fituar nga liqenorët me rezultatin 1-0, Pogradeci ka në plan edhe zhvillimin e tri miqësoreve të tjera para fillimit të kampionatit. Pogradecarët do të ndeshen në fundjavë ndaj Flamurtarit dhe javën që vjen janë planifikuar testet me Teutën dhe Skënderbeun.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"