Pogradeci triumfon me një eurogol/ Besa ulet me “këmbë në tokë”, Josës i duhet një golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 14:40

Pogradeci triumfon me një eurogol/ Besa ulet me “këmbë në tokë”, Josës i duhet një golashënues

Aventura e trajnerit Mirel Josa në krye të pankinës së Besës ka nisur me humbje, ku padyshim bëhet fjalë për një rezultat të arritur në një ndeshje kontrolli të fazës përgatitore verore. Pas përgatitjeve  me dy faza, fillimisht në shtëpi dhe më pas në Ersekë, dje Besa ka udhëtuar drejt Pogradecit ku ka kryer një test kundër skuadrës vendëse.

pogradeci besa

Takimi u fitua nga Pogradeci me rezultat minimal 1-0, ku goli i fitores për të besuarit e trajnerit Samuel Nikaj u shënua në minutën e 88-të nga Topllari. Gjithsesi, testi i parë me Pogradecin nxori në pah edhe mangësitë që ka ekipi kavajas para fillimit të sezonit të ri. Miqësorja e djeshme dha një mesazh të qartë për drejtuesit, pasi Besës i mungon “njeriu gol”. Skuadra kavajase krijoi volum në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, por nuk arriti të finalizonte. Besa dominoi pjesën e parë, por sulmuesi i ri Mehmeti nuk arriti të konkretizonte rastet dhe 45 minutat u mbyllën në shifrat 0-0.

Pjesa e dytë ka qenë më ekuilibruar, ndonëse të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta. Në këtë pjesë të dy ekipet goditën nga njëherë shtyllat e portave, ku për vendësit gjuajti Topollari dhe Olviera për kavajasit. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me rrjeta të paprekura, dy minuta nga fundi vjen edhe goli i fitores së vendasve. Topllari ekzekuton bukur një goditje dënimi, ku topi pasi prek traun e portës përfundon në rrjetë. Pas humbjes 3-1 në miqësoren e fundit e fundit me Suharekën, dje ka ardhur fitorja për të besuarit e trajnerit Nikaj. Ndërsa Besa, ndonëse ka bërë merkato të bujshme dhe voluminoze, ende nuk është kolauduar, gjë që e tregoi edhe humbja në testin e parë.

Pogradeci – Besa 1 – 0

Goli: Topllari 88′

 

Pogradeci: Baçi, Pere, Ivani, Hysenllari, Pengu, Danlandi, Qeleshi, Shkulaku, Këndezi, Beçka, Peqini. (U aktivizuan: Beqiri, Torollari, Lipo, Blacëri, Bega, Demaj, Topllari, Kapllani, Myslimi).Trajner: Samuel Nikaj

Besa: Mehidri, Nurja, Abdulai, Goxhaj, Frashëri, Stafa, Mëllugja, Oliveira, Marekaj, Spahiu, Mehmeti. (U aktivizuan: Ahmeti, Deliu, Meçja, Morina, Ramilli, Kapo, Maxhuni, Gjinaj). Trajner: Mirel Josa

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"