Postuar: Nëntor 1, 2024 | 21:40
Polemikat për “Topin e Artë”, Shnajder i del në krah Viniciusit: Edhe mua ma vodhën në 2010-ën
Ish-sulmuesi i Interit, Uesli Shnajder ka reaguar për polemikat e “Topit të Artë” 2024. Në një deklaratë për ESports në Riad, holandezi u shpreh se: “Po, ata më vodhën Topin e Artë në vitin 2010. Por sinqerisht jam i lumtur që njerëzit ende po flasin për këtë në 2024, 14 vjet më pas. Njerëzit më thonë: ‘Uesli ata të grabitën atë vit’, imagjino sikur ta kisha fituar Topin e Artë dhe njerëzit të thoshin: ‘Ai ia mori dikujt’.
Holandezi përfundoi: “Çmimet individuale janë të bukura. Por sukseset me ekipin si ngritja e trofeut të Champions ishin më të çmuara për mua sesa marrja e Topit të Artë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"