Pornostarja italiane fut “marshin indietro”, tërhiqet pas 39 filmash: Jam penduar
Fillimisht dëshironte të bëhej murgeshë, por më pas jeta e saj ndryshoi në mënyrë rrënjësore, pasi për shkak të një dashurie të komplikuar, ajo u bë pjesë e botës së pornografisë.
Po flasim për aktoren e famshme italiane, Filomena Mastromarino, e njohur ndryshe si Malena, e cila në moshë 42-vjeçare dhe pas 39 filmash në aksionin “+18” ka vendosur ta mbyllë me industrinë me pullë të kuqe. “Tani dua të jem Filomena dhe jo më Malena.
Duhej të kisha reflektuar më shumë, por më rrëmbeu loja dhe kam dëmtuar veten”, rrëfen tashmë ish-aktorja, e cila më tej vijon:
“Kisha lidhje me një burrë, por nuk isha zyrtarisht e tij, pasi ai ishte gjithashtu i lidhur. Në këtë pikë gjithçka nisi si një hakmarrje: ‘Duke qenë se nuk mund të jem e jotja, do të jem e të tjerëve’ dhe që prej atij momenti porno u fut në jetën time”.
Por tashmë, ish e zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në njësinë zgjedhore të Barit 2 në vitin 2013 është penduar.
“Nuk më pëlqente ajo që po ndodhte përreth. Ishte një botë pa njerëzim. Ata të linin vetëm pas setit dhe ndihesha fajtore për vajzat që ëndërronin të bëheshin si unë”, shprehet Filomena Mastromarino.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"