Portieri i Bylisit i pafat, dëmtohet në stërvitjen e Kombëtares U-21
Portieri i Bylisit, Renato Beqaj që u grumbullua pak ditë më parë nga Shpresa U-21, ka lënë i detyruar grumbullimin.Beqaj u thirr nga trajneri i U-21, Alban Bushi për dy sfidat me Malin e Zi dhe Zvicrën. Por ka rezultuar i pafat sepse është dëmtuar. Nga informacionet që kemi marrë, Beqaj që është nga lojtarët me të aktivizuar ne Kategorinë e Parë dhe te Bylisi, ka pasur një lëndim në tendinat e gishtërinjve.
Ky dëmtim mendohet që ta mbajë larg fushave dy javë “gardianin” 19-vjeçar mallakastriot. Beqaj do të kryejë konsultat mjekësore dhe më pas do të vijojë përgatitjet në mënyrë individuale. Për Beqajn ka qenë grumbullimimi i dytë për këtë vit me Shpresat U-21 dhe më parë ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U/19.
Kujtojmë që Bylisi në këtë periudhë ka edhe lojtaë të tjerë që kanë veshur fanelën kuqezi dhe bëhet fjalë për 17-vjeçarin Fabjan Përndreca që luan me Kombëtaren U-19.
ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"