Portieri i Juventusit e pranon: Jemi dobët! Ja receta për të dalë nga kjo situatë
Ishte i vetmi lojtar i Junventusit që shpëtoi nga pjesa tjetër e skuadrës pas disfatës ndaj Benfikës në javën e fundit të kampionatit në Ligën e Kampioneve.
Bëhet fjalë për Matia Perin i cili zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë dhe u vlerësua me notën më të lart në fund të ndeshjes pas sfidës. Ai ka komentuar momentin e vështirë që po kalon skuadra bardhezi.
“Jemi në një moment të vështirë, por duhet të jemi të vëmendshëm. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Ekziston vetëm një mënyrë për të kaluar këtë situatë dhe është të qëndruarit bashkë, të qëndruarit një grup dhe të vazhdojmë punën. Nuk njoh ndonjë recetë tjetër për situata të tilla.
Ne kemi shumë lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje. Kemi 6 lojtarë që janë jashtë që nga fillimi i kampionatit dhe në një nivel të tillë, bien edhe energjitë fizike dhe mentale. Kush ka luajtur shumë ndeshje, e kupton mjaft mirë këtë situatë. Ne duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të tejkaluar këtë moment”, tha ndër të tjera Matia Perin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"