Portieri Shezni iu kthehet tifozëve: Do të tymos cigare edhe te Barça, ka problem?!
Vojçez Shezni është lojtari më i ri në La Liga. Portieri i Barcelonës ka bërë një hap pas, duke lënë “pushimet” dhe u kthyer të veshë dorezat. Një telefonatë nga Barcelona dhe miku i tij te Polonia, Robert Levandovski e kanë bindur atë që të rikthehet sërish mes tri shtyllave.Portieri 34-vjeçar ka dhënë një intervistë për dy gazetat e Barcelonës, “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, ku ka folur për gjithçka. Intervista e tij e parë për mediat katalanase ka ngjallur menjëherë debat. Bëhet fjalë për hobin e tij që është duhani. Portieri beson se konsumi i një cigareje herë pas here nuk ndikon në performancën dhe se kjo është pjesë e jetës së tij private. “Këto janë gjëra që unë nuk i ndryshoj në jetën time personale dhe nuk është punë e askujt nëse pi duhan. Nuk më prek mua, mendoj se nuk më prek mua dhe ajo që bëj në fushën e futbollit është të punoj dy herë më shumë. Por natyrisht që nuk konsumoj duhan para fëmijëve në mënyrë që të mos ketë një ndikim të keq tek ata. Ndonjëherë dikush më bën një foto të fshehur pas pemëve, ku nuk mund t’i shoh. Kjo nuk varet nga unë, përpiqem ta fsheh dhe të mos ua tregoj njerëzve”, shpjegon portieri polak.
Më pas ai ka vijuar: “Por nëse dikush mendon se unë do të ndryshoj mënyrën time në jetën time personale, ai mund të mendojë përsëri sepse unë jam ky që jam. Unë kam qenë i tillë gjithë jetën time dhe këto gjëra nuk janë punë e askujt. Unë dua të gjykohesh si portier dhe jo të kërkosh histori ku askujt nuk i intereson vërtet”. Shezni më pas ka folur dhe për firmën e tij me klubin katalanas. Ai mori vendimin për të pranuar propozimin e Barcelonës pavarësisht se ai ishte tërhequr nga futbolli që nga fundi i verës. Portieri i vari dorezat në gusht sepse, megjithëse trupi i tij mund të duronte akoma më shumë vite, zemra e tij nuk mundi. Por thirrja nga klubi i Barçës dhe nga miku dhe bashkatdhetari i tij Levandovski, e bëri atë të ndryshojë planet. “A mund t’i them ‘jo’ Barçës? Dhe përgjigja është se nuk mund t’i thuash ‘jo’ Barçës, nuk ke bo… ta bësh ose je mjaftueshëm guximtar për një sfidë si kjo. Historia e klubit dhe privilegji që ndjej duke veshur këtë fanellë është ajo që më bëri të ndryshoj vendimin tim dhe asgjë më shumë. Dhe nuk mendoj se do ta kisha bërë për dikë tjetër. Ndoshta ishte fati”, tha ai.
Shezni ka dhënë opinion për ekipin, duke e krahasuar Barcelonën me Juventusin. “Mezi po e pres sfidën e parë me fanellën e Barcelonës. E kam parë disa ndeshje dhe kam krijuar mendimin tim të parë. Mënyra se si Barça e ka ndërtuar veten nga prapa është shumë e ngjashme me atë që bëmë te Juventusi kur Pirlo ishte trajner. Mënyra se si luan Barcelona nuk është vërtet shumë e komplikuar për një portier, kështu që nuk do të kem asnjë problem. Nuk pres që dikush të përshtatet me stilin tim. Unë jam ai që duhet të përshtatem me stilin e Barçës”. Sa për objektivin Sheni e ka bërë të qartë: “Unë nuk jam për pushime apo për shëtitje. Pranova sfidën me veten, sepse dua të fitoj trofe me Barcelonën”.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"