Poston foton me trofetë, drejtori i Egnatias si filozofi amerikan: Udhëtimi, por jo destinacioni final…
Egnatia fitoi kundër Kukësit, Superkupën e Shqipërisë, duke plotësuar kështu vitin perfekt pasi siguroi të tre trofetë e futbollit shqiptar në vitin 2024.
Një arritje e jashtëzakonshme që vetë rrogozhinasit e festuan me një fanellë ku shkruhej “Superkampionë” me të tre trofetë.
Ata e dërguan në 4 numrin e trofeve të fituar në futbollin shqiptar, në një periudhë shumë të shkurtër prej dy vitesh, ku Egnatia është kthyer në protagonisten kryesore të këtij sporti në vendin tonë.
Drejtori sportiv, Klejdi Zenelaj ka postuar një foto në rrjetet sociale me 4 trofetë dhe me shprehjen e njohur te filozofit amerikan, Ralf Uolldo Emerson.
“Udhëtimi… por jo destinacioni final”…, shkruan Zenelaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"