Pozicioni jashtë loje nuk ka qenë shumë efektiv në ndeshjet e fundit, rivalët në Spanjë nxjerrin zbuluar kurthin e Barcelonës
Barcelona ka nisur të lëshojë terren në La Liga, ku vetëm në dy ndeshjet e fundit (humbja me Sociedadin dhe barazimi me Selta Vigon), katalanasit kanë lënë pikë të vlefshme përballë Realit.Një nga identitetet e qarta që ka shfaqur Barça e Flikut ka qenë nxjerrja në pozicion jashtë loje e rivalëve të saj. Barça deri para ndeshjes ndaj Sociedadit, Barcelona numëronte mesatarisht 7 pozicione loje për ndeshje, duke arritur deri në 12 në ndeshjen kundër Realit të Madridit, duke qenë ndeshja që ka vendosur rekord, duke e kapur “gafil” kundërshtarin më së shumti në këtë sezon.
Në barazimin 2-2 kundër Selta Vigos të shtunën në mbrëmje, Barcelona mundi të nxjerrë vetëm dy herë në pozicion jashtë loje lojtarët e Giraldez. Gjë që bëri që galicianët të realizonin 15 goditje, 8 prej të cilave në portë. Selta Vigo e kapi Barçën në kundërsulm në disa raste dhe në fund arriti të marrë një pikë. Sistemi i lojës që propozon Flik e bën më të lehtë për kundërshtarin arritjen e qëllimit nëse nuk arrin ta mbajë në pozicion jashtë loje.
Të shtunën, Barça grumbulloi shtatë goditje në portë në pjesën e dytë. Ajo nuk kishte marrë aq shumë goditje në një pjesë të dytë në La Liga që nga prilli 2017 kundër Realit të Madridit (8). Edhe para Seltës, në humbjen 0-1 kundër Sociedadit, Barça nuk kishte bërë më mirë me aplikimin e pozicionit artificial jashtë loje. Baskët ranë vetëm 3 herë në kurthin e Flikut, duke realizuar gjithsej 14 goditje, nga të cilat gjashtë ishin në portë.
Mësimi është se me përjashtime të vogla, rezultati përfundimtar për Barçën varet shumë nga fakti se sa herë e nxjerr rivalin e saj në pozicion jashtë loje. Nëse Reali fiton ndeshjen e prapambetur në Valencia, do të jetë vetëm një pikë prapa skuadrës së Flikut, mbi të cilën kanë nisur të mbërrijnë dyshimet e para. Nuk duket se Flik dhe Barça do të ndryshojnë mënyrën e tyre të lojës, por rivalët kanë filluar të zbulojnë kurthin e Barçës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"