Pragsfida Elbasani-Vllaznia, statistikat e sezoneve të fundit në favor të shkodranëve
Në prag të përballjes së dyfishtë me Elbasanin në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia shihet si skuadra favorite. Jo vetëm për formën që po kalojnë, apo për sfidat direkt me verdheblutë këtë sezon, shkodranët shihen favoritë në letër edhe për ecurinë pozitive që kanë pasur në këtë kompeticion sezonet e fundit.
Ata kanë arritur minimalisht gjysmëfinalen në 4 edicionet e fundit të Kupës. Sezonin 2023-2024 Vllaznia u eliminua nga Egnatia në gjysmëfinale, pas humbjes 1-0 në Rrogozhinë dhe barazimit 1- 1 në Shkodër (pas kohës shtesë).
Në fund rrogozhinasit fituan trofeun e Kupës në finalen me Kukësin. Historia ishte e njëjtë edhe në edicionin 2022-2023, ku sërish Egnatia eliminoi Vllazninë në gjysmëfinale, me rezultatet 1-0 dhe 1-1.
Edhe në atë rast rrogozhinasit fituan Kupën në finale kundër Tiranës. Edicionet 2021-2022 dhe 2020-2021 do të flisnin të dyja në favor të Vllaznisë në Kupë. Shkodranët mposhtën Laçin me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë në edicionin 2021-2022 dhe në atë paraardhës Skënderbeun me rezultatin 1-0. Statistika pozitive për kuqeblutë në këtë kompeticion, që ata duan t’i vazhdojnë edhe këtë edicion. Vllaznia e objektiv të rëndësishëm edhe Kupën.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"