Pranë asaj të Mesit dhe Iniestës, tashmë fanella e Pikesë gjendet në muzeun e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 21:08

Pranë asaj të Mesit dhe Iniestës, tashmë fanella e Pikesë gjendet në muzeun e Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike tashmë i dalë në pension është takuar me presidentin e klubit Joan Laporta në Museu Núñez në Camp Nou. Pike ka dorëzuar në muze fanellën me të cilën luajti ndeshjen e tij të fundit kundër Almerias. 

PIKE

“Është një moment historik dhe shumë simbolik, sepse një nga heronjtë e Barcelonës, e lë fanellën në Muze. Është një nder që mund ta ndaj me Zherard Pike”, u shpreh Laporta.

Pike ndau emocionet e tij për faktin që fanella e tij do të ishte pranë atyre të ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona, Lionel Mesi dhe Andres Iniesta.

“Unë ndaj hapësirën me Mesin dhe Iniestën, kjo vitrinë qenka shumë e lezetshme. Jam shumë krenar dhe i lumtur që njerëzit që vijnë në Muze mund ta shohin fanellën”, tha Pike pasi e dorëzoi atë.

Me dedikimin ‘Semper junts’ (‘Gjithmonë bashkë’), Pike nënshkroi llastikun me numrin e tij 3.

Gerard Pique, depoziton fanellën që ka veshur për Barça-Almería në Muzeun Camp NouPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"