Prapaskena e bujshme, si Ueah refuzoi Atletikon për Juven
Nuk i kishte shënuar kurrë më parë katër gola në kampionat, por Timothi Ueah e ka vendosur këtë rekord personal me Juventusin që në 12 javët e para të Serisë A.
Lojtari amerikan duket sikur ka rilindur nën drejtimin e Tiago Motës pavarësisht vështirësive që kishte në fillim. Gjithë kjo formë e mirë, duket se vjen edhe si një shpagim për të, pas një sakrifice që ka bërë në merkato, të paktën sipas gazetarit Nikolo Shira.
Ky i fundit ka zbuluar një prapaskenë të merkatos së verës të vitit 2023, kur Ueah u transferua te “Zonja e Vjetër”. “Atletiko e Madridit kërkonte Timothi Ueah në verën e vitit 2023. Atletiko kishte bërë një ofertë të rëndësishme te Lilë, por lojtari ka preferuar të bashkohet me Juventusin.
Ëndrra e Ueah ishte që të luante në Serinë A si babai i tij Xhorxh, i cili këshilloi birin e tij të firmoste me Juven”, thuhej në deklaratën e gazetarit Nikolo Shira. Një prapaskenë e bujshme merkatoje si për të treguar se tashmë sakrifica e talentit amerikan po shpërblehet edhe falë ndihmës që po i jep trajneri i tij aktual Tiago Mota.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"