Prapaskenat/ Derbi për “Guinnes”, si përfundoi Tirana-Dinamo në Vlorë dhe pse “Air Albania” mbylli dyert për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 23:41

Prapaskenat/ Derbi për “Guinnes”, si përfundoi Tirana-Dinamo në Vlorë dhe pse “Air Albania” mbylli dyert për bardheblutë

Derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo prodhon një tjetër rekord për “Guinness” dhe një turp më vete.10500399_10152574682620960_3485660793666322583_nDy skuadrat me më shumë tituj në Shqipëri do të sfidohen në Vlorë, 154 km nga kryeqyteti. Bardheblutë e patën të pamundur, që gjatë këtyre ditëve të gjenin një stadium për ndeshjen dhe kështu sfida u degdis në Vlorë, me stadiumin “Flamurtari” si mundësinë e vetme për Tirana-Dinamo.

DITA DHE ORA – Në këtë moment që flasim Tirana dhe Dinamo është parashikuar të luhet në stadiumin “Flamurtari”, në orën 17:00, ditën e shtunë. Gjithsesi, zyrtarisht është konfirmuar vetëm vendi, dita, ndërsa ora nisjes së lojës është në “ajër”. Shkak është bërë sistemi i ndriçimit të stadiumit vlonjat. Impianti nuk ka marrë licencën për ndeshje me drita dhe për t’u luajtur takimi me ndriçim artificial duhet marrë një leje në FSHF-ja. Kjo e fundit, sot në Vlorë do të testojë ndriçimin dhe nëse gjithçka shkon mirë do të japë miratimin që ndeshja të luhet në orën 17:00 të ditës së shtunë, në të kundërt, derbi do të zhvillohet në orën 14:00, nën dritën e diellit.

PRAPASKENAT – Me “Selman Stërmasin” e amortizuar, Tirana e ka parë veten t’i mbyllen të gjitha dyert e stadiumeve të tjera, ndonëse vetë ka qenë bujare me çdo klub. Bardheblutë kanë kërkuar “Air Albania”-n, duke pranuar të paguanin edhe 11 mijë eurot, por zyrtarisht nga FSHF-ja i është konfirmuar se fusha është në gjendje të keqe dhe do të mbillet, për të qenë gati për takimet e nëntorit të ekipit kombëtar. Tiranës i është kyçur edhe “Elbasan Arena”, me argumentin se është mbjellë fusha. E njëjta histori si në Durrës dhe Korçë.

Jo ka thënë edhe Laçi. Tiranës, në këto kushte i mbeteshin opsione si Pogradeci, Lushnja, Vlora, Burreli apo Peshkopia. Dinamo nuk dashur në fusha si ato të Lushnjës, Burrelit, Peshkopisë. Pogradeci ka qenë larg dhe në fund është vendosur për Vlorën. Një njollë për kampionatin shqiptar që ka parë derbin e kryeqytetit të shëtitë në gjithë Shqipërinë e mesme.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"