Prapaskenat e transferimit/ Përshëndetja e Maget, Partizani bën “bingo” me… përqindjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 21:21

Prapaskenat e transferimit/ Përshëndetja e Maget, Partizani bën “bingo” me… përqindjen

Gazeta ka zbuluar një detaj të ri mbi shitjen e Maget. Burime pranë klubit bëjnë me dije se të kuqtë kanë arritur të mbajnë plot 40% të kartonit të lojtarit për shitjen e radhës, krahas 500 mijë eurove të arkëtuara në formë direkte.

MAGET

Sakaq, mesfushori dje i ka dhënë lamtumirën Partizanit me një mesazh mjaft të ndjerë në rrjetet sociale. “E dashur familja Partizani, jam i gëzuar, por edhe i mërzitur të njoftoj ndarjen time me Partizanin pas tri sezonesh. Falënderoj trajnerët, shokët e ekipit, doktorët, menaxhmentin dhe tifozët e kuq, që janë më të mirët në Shqipëri.

Dua të veçoj presidentin Demi, drejtorin Rama dhe trajnerin Daja, që kanë qenë si baballarë për mua. Ju më dhatë mundësinë të vij në Europë dhe të realizoj ëndrrën time për të luajtur në klubin më të mirë në Shqipëri. Kam pasur shansin të rritem si lojtar dhe si person me ju. Koha ime nisi me vështirësi, por nuk do t’i harroj dy sezonet e fundit, ku fituam titullin dhe Superkupën, dy trofe që do të mbeten gjithnjë në zemrën time”, shkroi mes të tjerash Maget.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"