Prapavija, “kalaja” e pamposhtur e Besës. Goxhaj: Nisje perfekte, tani prova me të mëdhatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 14:31

Prapavija, “kalaja” e pamposhtur e Besës. Goxhaj: Nisje perfekte, tani prova me të mëdhatë

Besa e ka nisur si kurrë më parë në dekadën e fundit sezonin në këtë kategori. Ky është sezoni i parë që presidenti Bizhdili ka ndërtuar në kohën e duhur ekipin, ndryshe nga vitet e shkuara kur rindërtonte ekipin në korrik e detyrohej të ndërhynte përsëri në janar me shumë afrime.BESA-MAZREKAJ-GOXHAJ

Frytet e këtij investimi, duke mos harruar investimin në një trajner kampion si Mirel Josa, kavajasit po i marrin javë pas jave. Pogradeci, që në javën e parë shkatërronte Kastriotin, u detyrua të pranonte diktatin e Besës. Po ajo që bie në sy në këto 3 javë, qëndron në faktin se Besa nuk ka pësuar asnjë gol. Një ndër shtyllat e saj, Jurgen Goxhaj thotë për gazetën: “Po punojmë fort çdo ditë nën drejtimin e Josës, që ky të jetë sezoni ynë. Kryesojmë me meritë në këto 3 javë, gjithsesi nuk kemi arsye të vetëkënaqemi. Kjo, pasi nuk jemi ndeshur ende me ekipe si Flamurtari, Vora, Apolonia, Lushnja, Kastrioti e ndonjë tjetër. Ashtu sikurse kryesojmë me 3 fitore, me dy humbje jo vetëm lë kreun, por zbret disa shkallë më poshtë.

Jemi disa futbollistë në ekip që kemi përvoja të gjata, kemi provuar edhe titullin kampion, por edhe humbjet. Nëse nuk kemi pësuar gol deri tani, kjo nuk është vetëm meritë e prapavijës me Mëhidrin në krye. Merita i takon gjithë grupit, pasi nëse nuk do shënonte Mazrekaj shpejt bie fjala, nuk mund të qëndrosh në mbrojtje 90 minuta. Goli të qetëson, të jep siguri, besim më të madh dhe grupi kërkon golin tjetër. E kemi nisur mbarë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi shorti na rezervon pas Kastriotit dy transferta të vështira në Lushnjë e Fier. Ndaj Kastriotit objektiv i vetëm mbetet fitorja. Luajmë në shtëpi dhe nuk mund të kemi tjetër objektiv”.

Bashkia nis shembjen e stadiumit,Fisnik Qosja: Nis një histori e re

Besa i ka bërë një nisje pozitive sezonit të ri, pasi në tri javët e para njeh vetëm fitore. Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për futbolldashësit e qytetit të Kavajës. Dihet që prej vitesh klubi i futbollit vuan mungesën e infrastrukturës, pasi stadiumi i qytetit ka degraduar plotësisht. Mesa duket kryebashkiaku Fisnik Qosja po e mban premtimin e dhënë, ku pat deklaruar se në shtator nis puna për rindërtimin e stadiumit, në mënyrë që skuadra kur të kthehet në Superiore të ketë edhe shtëpinë e saj gati.

besa stadiumi i ri

Ka nisur zyrtarisht prishja e stadiumit të vjetër, që i hap radhën ndërtimit të impiantit të ri, duke bërë që Besa e futbollit të kthehet te lavdia e emrit që mbart. “Nisim sot një histori të re për stadiumin legjendar “Besa”, për kënaqësinë e të gjithë sportdashësve tëzjarrtë të Besës së Kavajës dhe për dinjitetin e një qyteti qëfutbollin e ka pjesë të identitetit të vetë. I kemi vënë zemrën këtij projekti, i cili do të ruaj të gjithë trashëgiminë historike e mezi presim që arena moderne e futbollit kavajas të kumbojë me krenari në të gjithë Shqipërinë, si në kohërat më të lavdishme”, shkruante kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja në rrjetet sociale

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"