“Preferoj Brojën përpara Xheksonit”, ish-mesfushori i Çelsit i thur elozhe talentit shqiptar
Ish-mesfushori i Çelsit, Kreig Bërlej, thotë se sulmuesi Nikolas Xhekson nuk është mjaftueshëm i fortë për të udhëhequr linjën sulmuese të bluve të Londrës dhe se ai do të kishte preferuar Armando Brojën titullar, pavarësisht problemeve fizike që ka pasur.
Komentatori skocez i televizionit “ESPN”, duke folur pas humbjes 4-1 të skuadrës së Mauricio Poçetinos kundër Njukasëllit të shtunën, tha: “Le të jemi të sinqertë, Niko Xhekson nuk është përgjigjja. Nuk kam antipati për Brojën, e di që ai ka pasur probleme me dëmtimet e tij.
Por mendoj se më mirë do të kisha atë në sulm se sa Xheksonin. E di që ai shënoi tre gola kundër Totenhemit. Por le të jemi realistë, ata ishin me nëntë lojtarë në atë kohë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"