Prej tetë vitesh në Madrid, mesfushori Valverde: Te Reali nuk të mban kush kot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 17:33

Prej tetë vitesh në Madrid, mesfushori Valverde: Te Reali nuk të mban kush kot

Mesfushori uruguaian, Federiko Valverde mbërriti në Valdebebas (Madrid) në verën e vitit 2016 dhe në tetë vjet ai ka pësuar një evolucion total në nivel futbolli dhe personal. Aq shumë sa që ai e ka ndryshuar edhe pseudonimin e tij nga “trumcak” në “skifter”.

valverde

Pas një sezoni në radhët e ekipit të të rinjve të Realit, uruguaiani bëri stazh te Deportivo de la Korunja, përpara se të kthehej në ekipin e parë të bardhë. Për ndryshimin e tij rrënjësor në këto vite dhe shumë aspekte të tjera të Fedes, ai do të rrëfejë në episodin e radhës të “Universo Valdano” në “Movistar Plus+”.

“Nëse je në Madrid është për një arsye, mos u fsheh, çoje gjithçka përpara dhe vijo të argëtohesh si kur ishe fëmijë”. Në programin, i cili do të transmetohet të hënën e ardhshme, Valverde ka rishikuar karrierën e tij dhe kujton një anekdotë të tillë si nëna e tij që e merrte nga stërvitja te Penjaroli në Uruguai. “Isha djalë dhe po vdisja nga turpi, por ajo filloi të fliste me lojtarë si Diego Forlan me normalitet të plotë, duke më hequr jo pak siklet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"