“Premier Liga është një kampionat i nivelit të lartë”, Kambiazo: Për Juven luaj edhe në portë
Bashkë me trajnerin Tiago Mota, në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Aston Vilës ka folur për mediat edhe Andrea Kambiazo.
Ky i fundit pritet titullar, në krahun e majtë të mbrojtjes. Kambiazo komentoi mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje, dashurinë që ka për futbollin si dhe tregoi gatishmërinë në këtë situatë emergjence.
“Të luash është gjëja më e bukur, sa më shumë të luaj aq më mirë ndihem. Më pëlqen futbolli në përgjithësi dhe e shoh futbollin anglez. Është një kampionat i nivelit të lartë, me ekipe dhe lojtarë të fortë. Sot sfidojmë një ekip të madh.”
POZICIONI- “Unë mund të luaj edhe portier nëse është e nevojshme. Jam në dispozicion të shokëve të skuadrës dhe trajnerit. E di që ai nuk do të më pyesë, por nëse do të duhej…”.
DËMTIMET-”Janë pjesë e kësaj pune, nuk mund të bëjmë gjë. Ne duhet të ecim përpara pozitivisht, të përballemi në maksimum çdo ditë”, tha ndër të tjera mbrojtësi bardhezi Andrea Kambiazo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"