Premtimi i Gresild Likës: Pas Skënderbeut, radha të ngjis Vorën në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 15:45

Premtimi i Gresild Likës: Pas Skënderbeut, radha të ngjis Vorën në elitë

Një nga prurjet e para të Vorës në merkaton e verës, ishte mesfushori me tipare sulmuese, Gresild Lika. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 26-vjeçari shpjegon arsyet e ardhjes te Vora, duke shpresuar që në fund të sezonit të realizojnë objektivin, ngjitje në Superiore.

gresild lika

Arsyeja – “Arsyeja e ardhjes te Vora ishte e qartë, pasi klubi ka si objektiv ngjitjen në Superiore. Ashtu siç veprova edhe në Korçë, do të jap më të mirën nga eksperienca si dhe maksimumin në çdo ndeshje, që të kontribuojë për arritjen e synimit që ka Vora. Sigurisht që jam shumë i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë. Nuk është hera e parë që unë luaj në Kategorinë e Parë, pasi kam kontribuar edhe për Skënderbeun, ku dolëm kampion dhe u ngjitëm në Superiore. Edhe këtu dua të provoj të njëjtën gjë. Ndaj mua dhe çuna të tjerë të Vorës na del për detyrë, që së bashku të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të e realizojmë ëndrrën e madhe të klubit. Besoj se në fund Vora do të shkruaj historinë e saj duke u ngjitur për herë të parë në elitën shqiptare të futbollit”, u shpreh Lika

Flamurtari- Sa i përket ndeshjes së radhës në kampionat, ku luajnë në Vlorë, Lika pohoi: “E kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar dy ndeshjet e para. Për klubin tonë, çdo ndeshje kampionati është si detyrim marrja e pikëve maksimale. Për Vorën nuk ka shumë rëndësi fusha se ku luajmë, pasi në çdo ndeshje futemi për të marrë pikët maksimale si në fushën tonë po ashtu edhe në transfertë. E rëndësishme është të ruajmë qetësinë dhe të paraqesim paraqitjen më të mirë që ne zotërojmë si futbollistë”.

9 afrime

kreu Vora gjatë merkatos së verës: Griseld Lika, Segerso Geci, Evans Aneni, Manfredas Ruzgis, Dajan Shehi, Idris Nuradin, Dijar Nikqi, Irgi Kasalla, Nikolin Duka.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"